E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haydn dhe Schumann nga një treshe austriake

Autori i Lajmit: Redaksia

Një piano, një violinë dhe një violinçel austriak sjellin kryeveprat botërore. Në Akademinë e Arteve, një trio vjeneze do të interpretojë në një koncert për kryeqytetasit mbrëmjen e 6 majit. Në kuadër të koncerteve “Klassik”, trioja e njohur austriake “Altenberg Trio Wien” do të luaj muzikë nga Joseph Haydn, Antonin Dvorák dhe Robert Schumann. Pas shfaqjes në sallën e Akademisë së Arteve, “Altenberg trio ëien” do të udhëtojë drejt Durrësit, ku edhe aty do të japë një koncert me tingujt e kompozitorëve të mëdhenj. Fitues të mjaft çmimeve të rëndësishme ndërkombëtare vijnë për herë të parë në Shqipëri për të përcjellë tinguj të mrekullueshëm të muzikës, që mban firmën e autorëve të njohur botërorë. Në program në koncertin që do të zhvillohet në datë 6 maj në Tiranë për të vijuar më pas në datë 9 maj në qytetin e Durrësit do të interpretohen nga “Altengerg trio wien” vepra nga Joseph Haydn Trio d-moll op. 71 Nr.3 Hob. XV:23, vepra nga Antonin Dvorak Klaviertrio g-moll op. 26, vepra nga Robert Schumann Klaviertrio Nr.1 d-moll op. 63. Koncertet do të zhvillohen falë një bashkëpunimi midis “Mozaik Festival”, Ambasadës Austriake në Tiranë Akademisë së Arteve, shkollës së mesme artistike "Jan Kukuzeli" Durrës etj.
Klassik
Sezoni ndërkombëtar i koncerteve “Klasik” në vijim do të ofrojë për publikun e kryeqytetit si dhe të qendrave të mirënjohura të kulturës shqiptare, si Shkodra, Korça, Elbasani, Durrësi e Fieri një larmi koncertesh me artistë pjesëmarrës që do të vijnë nga vende të ndryshme të botës si Italia, Gjermania, Franca, Zvicra, Kroacia etj. Disa nga autorët më të mëdhenj klasikë Mozart, Schubert, Grieg, Haydn, Shostakovich, Cassado etj, do të vijnë të interpretuara nga muzikantë europianë, përmes dy shoqatave kulturore shqiptare, “Syri Blu” dhe “Miqtë e Muzikës”, që drejtojnë sezonin ndërkombëtar koncertor “Klasik”. Që nga debutimi “zyrtar” gjatë javës së Mozartit në Salzburg (janar 1994), “Altenberg trio wien” një nga triot e pakta me një aktivitet kaq të ngjeshur muzikor në botën e muzikës së dhomës, në më shumë se 1000 ekzekutime ka fituar reputacionin e njërit prej ansambleve më të guximshëm e më të qëndrueshëm të kategorisë, pasi repertori i tyre përfshin përveç një numri të gjerë të veprave nga fusha e tyre direkt (piano kuartete e kuintete, duo, tripël koncerte, muzikë dhome vokale) përafërsisht edhe 300 trio me piano, shumë prej të cilave i ka porositur dhe u ka realizuar ekzekutimin e tyre te parë. Aktiviteti saj i rregullt mbulon drejtimin artistik të festivalit muzikor në Schloß Weinzierl, vend shumë i rëndësishëm për historinë e muzikës, ku Haydni i ri kompozoi kuartetet e tij të para të harqeve; më parë, për një dekadë e gjysëm, ansambli ka qenë i ngarkuar me International Brahms Festival Murzzuschlag, drejtimin artistik të të cilit e mbante Claus Christian Schuster, njëkohësisht edhe pianisti i “Altenberg Trio”.
“Altengerg trio wien”
Me fitoren e Robert Schumann Aëard (Çmimi Robert Schumann) të Qytetit të Zëickau në 1999, “Trio Altenberg” ngadhënjeu në vazhdimin e traditës austriake të këtij çmimi (fitues i 1997: Nikolaus Harnoncourt, fitues i 2002: Alfred Brendel); arsyeja imediate e suksesit ishte regjistrimi i të gjithë triove me Piano të Schumannit, të cilat sapo ishin publikuar. Regjistrimi i mëpasëm i “Altenberg Trio” (Ives/Copland/Bernstein) në prill të vitit 2000 fitoi “Edison Award” në Amsterdam. CD-së së vitit 2008 me triot me piano të kompozitorëve Polakë Artur Malaëski dhe Krzystof Meyer iu dha “Pastiçio Prize” nga O1, e cila është radio Austriake e muzikës klasike. Ciklet e viteve të fundit të “Altenberg Trio” në Musikverein janë dalluar në mënyrë të veçantë. Në 2008-09 dhe 2009-10, me rastin e 20 vjetorit të cikleve të triove në Wiener Musikverein, ansambli prezantoi një shumëllojshmëri veprash për trio me piano prej këtyre dy dekadave, duke ia shtuar ato veprave të Joseph Haydn dhe Antonin Dvorak. Cikli 2010-11 do të fokusojë Parisin dhe mrekullinë e “Ars gallica”. Një koncert festival me rastin e 125 vjetorit të lindjes së nxënësit të Schonberg-ut, Egon Wellesz, i cili është edhe ura më e rëndësishme njerëzore midis botëve muzikore të Parisit dhe Vjenës, do të shërbejë si hapje e këtij turneu në Francë.

Ky lajm është publikuar: 04/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›