Zgjedhjet në gjykata Topi: “Nuk do të propozoj emra politikë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetari i Shtetit, Bamir Topi përsëriti vendosmërinë për përzgjedhjen e kandidaturave më të spikatura profesionalisht. Presidenti i Republikës drejtoi dje takimin e grupit konsultativ në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për vendet vakant në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, ku dhe i mëshoi përzgjedhjes pa ndikime politike. “Në këtë proces do të bëj kujdes të mos zgjedh kandidatura të një profili politik, për ti dhënë jetë parimit të ndarjes së pushtetit politik nga pushteti gjyqësor e natyrisht pavarësisë së pushtetit gjyqësor. Këto zgjedhje, do bazohen në dy shtylla thelbësore: integriteti moral e integriteti profesional. Procesi do të realizohet në transparencë, objektivitet dhe ekuilibër për të garantuar për të gjithë konsolidimin e shtetit të së drejtës. Dëshiroj të falënderoj të gjithë të interesuarit që kanë paraqitur kandidaturat e tyre në këtë proces, i cili ndodhet në fazën e vet përfundimtare!” Ekspertët ligjorë vlerësuan ecurinë dhe transparencën këtij procesi për përmirësimin e kritereve në përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese e Gjykatës së Lartë.
Ky lajm është publikuar: 04/05/2010