E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet, plotësimi i kontributeve deri më 2012

Autori i Lajmit: Entela Duraj

Pagesa e kontributeve mbas plotësimit të moshës për pension, ligjërisht nuk mund të bëhet. Instituti i Sigurimeve Shoqërore sugjeron, sidomos pensionistët e fshatit apo fermerët afër moshës së pensionit, të derdhin kotributetet e munguara, sepse ndryshe do të humbin të drejtën për pension. “Ka patur raste që disa fermerë janë kujtuar për tu siguruar vetëm atëherë mbasi kanë plotësuar moshën për pension, leje lindje, ose mbasi janë bërë të paaftë për shkak sëmundje. Pra në këto raste, i moshuari mbetet pa pension pleqërie, invalidi mbetet pa pension invaliditeti, dhe nëna e re mbetet pa shpërblim lindje dhe pa leje lindje,” sqaron drejtori i Drejtorisë së Kontributeve në ISSH Naim Balluku. Favoret
Përfitimi nga sigurimi i fermerëve bëhet më konkret, dhe nga favoret që jep legjislacioni i sigurimeve shoqërore në këtë fushë. Kështu fermeri me 50 për qind të vjetërsisë në këtë skemë, kur plotëson moshën dhe vjetërsinë e përgjithshme prej jo më pak se 35 vite, fermerët përfitojnë pensionin ashtu sikurse kontribuesit në qytet. Po kështu fermerët që nuk e plotësojnë ½ e vjetërsisë në punë, si të vetëpunësuar në bujqësi (këtu përfshihet dhe vjetërsia në punë që mund të kenë në ish/Ndërmarrjet Bujqësore dhe shërbimi ushtarak), përfitojnë një pension të ndërmjetëm, ku pensioni i lidhur si pension kooperative bujqësore, rritet me 1 për qind për çdo vit të siguruar si i vetëpunësuar në bujqësi.
Kontributi
Për tu siguruar dhe për sigurimin shëndetësor, pagesa vjetore për të vetëpunësuarit në bujqësi që ushtrojnë aktivitet në zonat fushore është 3,360 lekë në vit, ndërsa për zonat malore 2,016 lekë. Pra për tremujorin e parë të këtij viti për sigurimin shoqëror paguhet 754 lekë për zonat fushore dhe 504 lekë në zonat malore. Fakti që shumat e mësipërme përbëjnë sigurimin shoqëror dhe atë shëndetësor, tregon se sa minimale është për fermerët kjo pagesë. Në kuadrin e reformës në sektorin shëndetësor, sigurimi shëndetësor merr një rëndësi thelbësore, mbasi çdo shërbim shëndetësor, do të shoqërohet me librezën shëndetësore, në të kundërt do të paguhen faturat e shërbimit, sipas tarifave të përcaktuara.
Sigurimi shëndetësor
“Ata fermerë që kanë patur rastin të vizitohen apo të kurohen në institucionet shëndetësore, janë të bindur se është shumë më mirë të sigurohesh, se sa të paguash faturat në këto institucione. Duhet theksuar se për këtë skemë fermeri paguan mesatarisht rreth 25 për qind të detyrimit kontributiv që paguan një i vetëpunësuar në qytet, pasi pjesën tjetër të detyrimit prej rreth 75 për qind e kompeson shteti. Ashtu sikurse dihet së bashku me sigurimin shoqëror, bëhet dhe sigurimimi shëndetësor. Në kuadrin e reformave në sistemin shëndetësor, për të gjitha shërbimet që ofron ky sistem, detyrimisht kërkohet që qytetarët të jenë të siguruar dhe të paraqiten në institucionet shëndetësore me librezën e sigurimit shoqëror e shëndetësor. Për çdo qytetar do të ishte më e lehtë dhe më e ndershme, që në këto institucione të paraqitej me dinjitetin e një qytetari, që çdo veprim e kryen konform ligjit dhe rregullave, se sa me rrugë të tërthorta dhe të jashtligjshme që shpesh dhe nga ana financiare kushtojnë më shumë,” sqaron më tej Naim Balluku. Duke qenë se skema e sigurimit të të vetëpunësurve në bujqësi financohet në masën 75 për qind nga buxheti i shtetit, është domosdoshmëri, që për sigurimin në këtë skemë, të respektohen rigorozisht kriteret e përcaktuara, në mënyrë për të shmangur spekullimet. Sipas ISSH-së qëllimi i financimit të fermerëve është stimulimi dhe lehtësimi i tyre nga barra fiskale e kontributive që shpesh herë bëhen të papërballueshme për ekonomitë bujqësore ende të pakonsoliduara, dhe këtë favor duhet ta kenë vetëm ata persona që ushtrojnë aktivitet bujqësor e blegtoral.

Tabela me moshat në prag të lindjes së të drejtës për pension, duke qenë të siguruar :

B U R R A T

DATELINDJA
MOSHA E DALJES NE PENSION
VITI I PLOTESIMIT TE MOSHES PER PENSION

1.1946 – 30.6.1946 64 1.7.2009-30.06.2010
1.7.1946 – 31.12.1946 64 e 6 muaj 1.7.2010-30.06.2011
1.1.1947 65 1.7.2011-30.06.2012

GRATE

DATELINDJA
MOSHA E DALJES NE PENSION
VITI I PLOTESIMIT TE MOSHES PER PENSION

1.1.1951 – 30.06.1951 59 1.7.2009-30.06.2010
1.7.1951 – 31.12.1951 59 e 6 muaj 1.7.2010-30.06.2011
1.1.1952 60 1.7.2011-30.06.2012

Shumat simbolike të kontributeve sipas viteve

Nr. Vitet Masa vjetore e kontributit per t`u paguar (leke)
Zona fushore Zona malore
1 Nga 1.10.1993deri 31.12.1993 405 243
2 1994 1,620 972
3 1995 1,620 972
4 1996 1,620 972
5 1997 1,620 972
6 1998 1,620 972
7 1999 1,620 972
8 2000 1,620 972
9 2001 1,620 972
10 2002 3,890 2,335
11 2003 5,215 3,592
12
2004 6,951 4,790
13 2005 7,820 5,390
14 2006 9,455 6,223
15 2007 10,000 6,500
16 2008 12,000 7,800
17 2009 14,400 9,360

Bursa studimi në Greqi për studentët shqiptarë

Fondacioni shtetëror grek i bursave (I.K.Y) ofron bursa për studime pasuniversitare në Greqi

Ambasada Greke në Tiranë njofton se Fondacioni Shtetëror Grek i Bursave (I.K.Y) ofron 90 bursa për studime pasuniversitare për shtetas të huaj të vendeve të Ballkanit, Evropës Qëndrore dhe Lindore, Azisë, Afrikës, si dhe të Amerikës Latine (me kombësi greke ose jo), për vitin akademik 2010-2011, sipas programeve të studimit të ndara si më poshtë:
1. Master të nivelit të dytë, për një periudhë nga 1 deri në 3 (tre) vjet;
2. Doktoratë (PhD), për një periudhë nga 1 (një) deri në 4 (katër) vjet:
3. Kërkime në postdokoratë për një periudhë nga 6 muaj deri në 1 (një) vit;
4. Specializime në artet e bukura, për një periudhë nga 1 (një) deri në 2 (dy) vjet.
Formularët dhe dokumentet e tjera, mbasi të jenë plotësuar nga aplikantët, të dërgohen direkt në Ambasadën Greke në Tiranë, ose pranë Konsullatës së Përgjithshme në Gjirokastër apo Korçë, brenda datës 17 Maj 2010. Për një informacion më të hollësishëm për këto bursa, dokumentacionin që duhet plotësuar dhe mënyrën e aplikimit, referojuni adresës së poshtëshënuar në ëeb-site: www.iky.gr

Ky lajm është publikuar: 04/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›