E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokimi i sheshit kryesor dhe bulevardit, paralizohet trafiku

Autori i Lajmit: Redaksia

E nisur që prej së premtes, protesta dhe greva e Partisë Socialiste krahas bllokimit të sheshit kryesor të kryeqytetit i ka detyruar qytetarët të devijojnë itinerarin e përditshëm, madje dhe të presin me orë në radhë kilometrike për shkak të bllokimit të lëvizjes së lirë të automjeteve. Në Rrugën e Elbasanit, një nga segmentet kyçe të kryeqytetit, i cili gjatë ditëve të zakonshme përfshihet në trafik, ditët e fundit është super rënduar. Por bllokimi i trafikut është shtrirë dhe më gjerë në kryeqytet. Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" është një tjetër pjesë e kryeqytetit në të cilin nuk ka vetëm bllokime të trafikut por edhe të kryqëzimit kryesor për shkak se automjeteve i duhet të lëvizin detyrimisht në një drejtim. Tubimi i Partisë Socialiste ka detyruar dhe ndryshmin e itinerarit të linjave urbane, të cilat tashmë janë zhvendosur në zonën e ish-bllokut në të cilin është bërë e pamundur lëvizja me dy drejtime.

Ky lajm është publikuar: 04/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›