Hazard do të shkëlqente në Premierligë

Sulmuesi i Arsenalit, Gervinho beson se ish bashkëlojtari i tij nga Lille, Eden Hazard ka atë që nevojitet për të shkëlqyer në Premierligë.
Paraqitjet mbresëlënëse të Hazardit për Lillen nuk kanë kaluar pa u vërejtur nga elita e klubeve evropiane dhe skuadra si Real Madrid, Inter, Arsenal dhe Liverpool thuhet se janë duke monitoruar yllin belg.
Pasi ka parë prej afër talentin e Hazardit, Gervinho nuk ka dyshime rreth tij. “Hazard është i ri me kualitet të jashtëzakonshëm. Nëse ka vendosur të largohet nga Lille, ai ka shkallën e nevojshme për të triumfuar në një ligë të madhe si Anglia”, tha Gervinho për RMC Sports.