E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramirez vazhdon në Bologna

Mesfushori ofensiv, Gaston Ramirez ka nënshkruar kontratë të re me Bolognan deri në qershor të vitit 2016, ka njoftuar klubi nga Serie A të enjten.

Ramirez, i cili mund të luajë në krah ose në qendër prapa sulmuesve, ka vazhduar qëndrimin e tij në Stadio Dall’Ara. Me kontratën e re, Ramirez besohet se do të përfitojë afro 800 mijë euro në sezon.

20 vjeçari në muajt e fundit është përmendur si objektiv i disa klubeve të mëdha italiane, përfshirë Juventusin, Romën dhe Fiorentinën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›