Benatia do të largohet nga Udinese

Mbrojtësi i Udineses, Mehdi Benatia ka paralajmëruar se do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.
24 vjeçari spekulohet se kërkohet nga klube të ndryshme evropiane, pas paraqitjeve mbresëlënëse të tij për skuadrën nga Friuli në 12 muajt e fundit.
“Kam ende kontratë me Udinesen dhe nuk mendoj se do të largohem nga klubi në janar. Mirëpo, mendoj se do të lëviz në fund të sezonit”, tha Benatia për të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport. Benatia spekulohet se mund të transferohet te Paris Saint-Germain.