Gjithçka e mundshme për Cityn

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, beson se “gjithçka është e mundshme” për skuadrën e tij në Ligën e Kampionëve, pas fitores 3-0 në Villarreal.
Dy gola nga Yaya Toure dhe një shënim nga penalltia i Mario Balotellit i dhuruan Cityt tri pikë dhe me fitore në Napoli do të siguronte kualifikimin nga faza e grupeve.
“Nëse mund të arrijmë në fazën eliminatore, atëherë gjithçka është e mundshme sepse jemi ekip i mirë. Jemi duke luajtur mirë, por dua të përmirësohemi”, tha Mancini për BBC Sport.