Haziri premton masa

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Lutfi Haziri, e ka vizituar të martën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), futbollistin e ri mitrovicas, Kushtrim Nebiu, i cili dy ditë më parë ishte goditur me një gur në fytyrë, pas ndeshjes Liria-Trepça, pas të cilit rrezikon ta humbë të parët me syrin e majtë.
Haziri i ka kërkuar futbollistit të ri mitrovicas që të bëhet i fortë dhe i ka premtuar atij se do të bëjë gjithçka është e mundur dhe do ta ndihmojë me çka të jetë e nevojshme. Ministri i Sportit dukej mjaft i mllefosur me këtë rast, të cilin e cilëson si kulmin e huliganizmit. Ai premtoi se, për t’i ndaluar këto dukuri në sportin kosovar, më nuk do të shkojë me mënyrën e lutjes, por ndërmarrje të veprimeve konkrete.
“Ne e gjykojmë rëndë këtë rast. Unë edhe më herët kam bërë apel dhe vërejtje për disiplinë dhe rregull, për t’iu ikur dukurive negative. Por, më nuk do të shkojmë me lutje. Do të ndërmarrim masa ndaj keqbërësve. Do të vendosim standarde për t’i ndalur këto dukuri. Kam biseduar edhe me ministrin e Brendshëm, të cilit i kam kërkuar që në terrene sportive të vendoset policia speciale, aq sa kemi mundësi buxhetore. Kjo është një vepër penale, që duhet të ndëshkohet”, tha ministri Haziri.
Ai tha se nuk do t’i tolerojë në asnjë mënyrë ‘pazaret e pleshtave’ që bëhen në disa klube. Haziri ka kërkuar hetime nga policia e prokuroria dhe ka kërkuar edhe raport nga FFK-ja. Ai u ka thënë familjarëve të 17-vjeçarit se do t’i ndihmojë për çdo gjë që kanë nevojë, qoftë edhe për ta dërguar Kushtrimin jashtë Kosovës, për shërim të mëtutjeshëm.
“Është absurde se si ka ndodhur një gjë në një ndeshje ku nuk ka humbur asnjëri ekip. Është dëmtuar një sportist i ri dhe me perspektivë. Unë i siguroj prindit të tij dhe familjes kujdes për çdo gjë për Kushtrimin. Nëse është e nevojshme, me kapacitetet tona do ta ndihmojmë edhe që të dërgohet jashtë vendit, nëse ka nevojë”, premtoi Haziri.
Ndërkohë, mjekja kujdestare e Kushtrim Nebiut, Mirlinda Kubati, e ka vlerësuar si mjaft të rëndë dëmtimin e syrit të mitrovicasit, i cili u operua nga mjeku Enver Shaqiri.
Sipas saj, në fazën e parë të operimit i është bërë përpunimi i plagës, ndërsa në fazën e dytë do të shikohet nëse ka infeksion në syrin e Nebiut, e më pas, nëse ka gjasa për shërim të mëtutjeshëm në Kosovë, do të vazhdohet puna.
Nëse Reparti i Syrit pranë QKUK-së nuk ka mundësi teknike, e që ka gjasa për shpëtim të syrit, atëherë Kushtrim Nebiu do të dërgohet jashtë Kosovës për shërim të mëtutjeshëm.
Pas përfundimit të ndeshjes, e vlefshme për xhiron e 30-të të Superligës, disa shikues të Lirisë kanë gjuajtur gjësende në stadium, ndërsa më së keqi e kishte pësuar futbollisti i ri mitrovicas, Kushtrim Nebiu.
Ai u godit me një gur në sy dhe, shërimi për të është bërë shumë i vështirë. Maturanti 17 vjeç është operuar të dielën mbrëma në QKUK, përkatësisht në Repartin e Syrit, ndërsa mjekët kanë konstatuar se gjasat për t’ia shpëtuar syrin këtij futbollisti janë minimale.