E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zona PLUS mbërrin në Sarandë, karta falas për klientët

PLUS shpërndan 200 karta falas për klientët e parë të rrjetit Zona PLUS, të hapura gjatë muajve maj dhe qershor. Oferta e re fillon në qytetin bregdetar të Sarandës, ku është hapur Zona PLUS më e fundit, ndërsa do të vijojë edhe në qytetet e tjera të Beratit, Burrelit dhe Rrogozhinës që do të hapin dyert, për të gjithë klientët e PLUS, në këto qytete, brenda muajit qershor. Përfitues të 200 kartave falas bëhen edhe pikat Zona PLUS të hapura gjatë muajit maj, te bulevardi ‘Bajram Curri’, pranë Gjykatës së Tiranës, në Kamëz dhe Bathore, si dhe në qytetet e Vlorës, Kukësit, Përrenjasit, Pogradecit, Lezhës dhe Fushë-Krujës. PLUS, celulari më i ri në treg, konfirmon praninë e tij nga veriu në jug, përmes rrjetit të pikave të shitjes Zona PLUS, në 26 qytete të vendit. ZONA PLUS siguron për klientin shërbimin më të kompletuar, në linjë me objektivat e një kompanie të teknologjisë së lartë siç është PLUS. Një staf i kualifikuar dhe i dedikuar i përfaqësuesve të shitjeve është në gatishmëri për të plotësuar çdo kërkesë. Rrjeti aktual i Zona PLUS është zgjeruar me ritme të shpejta, tashmë i pranishëm në qytetet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Shkodrës, Vlorës, Sarandës, Lezhës, Kukësit, Pogradecit, Përrenjasit dhe Fushë Krujës. Në qytete të tjera si Fieri, Korça, Lushnja, Kavaja, Librazhdi, Kruja, Cërriku, Rrogozhina, Laçi, Peqini, Mamurrasi, Velipoja, Shëngjini, Kopliku, Delvina etj., produktet e PLUS përfitohen në rrjetin e pikave të UnionNet dhe Neptun, si dhe në mbi 420 pika të tjera shitjeje kudo që shfaqet logo e PLUS, në të gjithë vendin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›