E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryqi i Kuq: Në Gaza krizë totale humanitare

Gaza- Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (CICR) ka denoncuar sot dhunën e ushtruar nga Izraeli në Rripin e Gazës, duke paralajmëruar se qytetin palestinez ndodhet në krizë humanitare "totale". "Nuk i gjej dot të gjitha fjalët për të thënë se deri në çfarë pike jemi të shqetësuar ne si CICR për arsye të krizës në Gaza", deklaroi përpara shtypit Pierre Kraehenbuehl, drejtor i operacioneve të organizatës humanitare me qendër në Gjenevë. "Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar nga numri në rritje i civilëve të vrarë dhe të plagosur dhe nga numri në rritje i infrastrukturës civile, ndër të cilat spitale, të prekura nga operacionet ushtarake izraelite", shtoi ai.

"Është absolutisht thelbësore tani që palët në konflikt të bëjnë gjithçka që civilët të mos mbeten në vijën e zjarrit", kërkoi Kraehenbuehl duke e vlerësuar "shumë të patolerueshme" situatën e civilëve.

"Për mua nuk ka dyshim se kemi të bëjmë me një krizë totale dhe të madhe nga pikëpamja humanitare. Situata për popullsinë në Gaza është traumatizante dhe ka arritur në një pikë ekstreme për shkak të dhjetë ditëve luftimi të pandërprerë", këmbënguli drejtuesi i operacioneve të CICR-it.

Personeli i CICR-it në Gaza e përshkroi natën e kaluar si "më të frikshmen deri tani" ndërkohë që grumbulloheshin nëpër strehime nga frika e bombardimeve.

Edhe pse aksesi për në territor është lehtësuar për çuarjen e ndihmave, ekipet e shpëtimit po përballen tashmë me faktin se nuk mund të shkojnë dot deri tek viktimat për arsye të intensitetit të luftimeve", shpjegoi Kraehenbuehl. "Aktualisht, problem është zhvendosja brenda Rripit të Gazës", tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›