E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hebrenjtë e Romës injorojnë takimin me Gedafin

Romë - Komuniteti hebre në Romë vendosi të mos e presë në takim liderin e Libisë, Muamar Gadafi. Ky i fundit ndodhet në ditën e tretë të vizitës në kryeqytetin italian.

Takimi i programuar nga Gedafi me komunitetin hebre në Itali është anuluar, pasi ky komunitet refuzoi takimin me liderin libian. Shkak ishin disa kundërshti ne lidhje me pronat qe iu grabitën gjatë revolucionit libian, si dhe për refuzimin e ekstradimit te Osama Al Zomar, atentatorit të sinagogës së Romës, ndodhur më 1982 ku vdiq edhe një fëmije 3 vjeçar.

Një pjese e mire e komunitetit hebre të Romës janë me prejardhje nga Libia, të vendosur aty që nga koha e revolucionit që solli në pushtet Muamar Gedafin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›