Norvegjia ul eksportimin e naftës
Oslo - Norvegjia është duke u përballur me një rënie të ndjeshme të prodhimit të naftës, ndërkohë që ky shtet është një nga eksportuesit kryesorë të “arit të zi” në botë. Në muajin maj janë eksportuar 1,789 milionë fuçi në ditë, ndërkohë që në muajin prill mesatarja ishte 1,989 milionë fuçi në ditë.
Drejtoria Norvegjeze e Naftës e shpjegon këtë rënie me mbylljen e disa platformave për riparime të planifikuara dhe në disa raste, për riparime të paparashikuara. Norvegjia ka prodhuar gjithashtu 7,9 miliardë m3 gaz natyror gjatë gjithë muajit maj dhe po gjatë këtij muaji, ekuivalentin e 339 000 fuçive naftë në ditë gaz natyror të lëngshëm (LGN).
Një muaj më parë, prodhimi i gazit natyror ka arritur në 8,7 miliardë m3 dhe ai i LGN-së në 371 000 fuçi naftë në ditë.