E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kasablanka, ulje urgjente për Boeing 737-400

Kasablanka - Një Boeing 737-400 i kompanisë ajrore marokene “Atlas Blue” bëri një ulje urgjente mëngjesin e sotëm në Kasablanka për shkak të një problemi teknik. Burime zyrtare bëjnë të ditur se avioni ishte nisur nga Metz për në Lille.

"Zbritja në Kasablanka u bë pa asnjë problem", deklaroi një zyrtar i drejtorisë së aviacionit civil dhe 168 pasagjerët u morën nën kujdesin e kompanisë në pritje të vazhdimit të udhëtimit të tyre. Mendohet se Boeing-u të ketë pasur probleme në sistemin e ndalimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›