Zgjedhjet në Iran, bllokohet shërbimi i SMS-ve
Teheran - Shërbimet e mesazheve SMS janë bllokuar që prej mëngjesit të sotëm në Iran, për shkak të zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale. Qytetarët iranianë nuk kanë mundur të marrin dhe të çojnë SMS, në mënyrë që të pengohej propaganda elektorale.
Mbështetësit e kandidatit të moderuar, Mir Hossein Mussavi, javën e fundit kanë bërë propagandë elektorale nëpërmjet SMS-ve. Mussavi është kundërshtari më i ashpër i presidentit të vendit, Mahmud Ahmedinexhad.