E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, dy policë vriten në atentate të ndryshme

Moskë - Dy policë janë vrarë sot në Mahaçkala, kryeqyteti i republikës së trazuar në Kaukazin Verior, Dagestan. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ruse e lajmeve “Interfax”, e cila citon burime zyrtare të sigurisë.

Njëri nga policët është vrarë nga persona të armatosur, të cilët e kanë ndaluar dhe e kanë qëlluar me armë zjarri në kokë, ndërsa shkonte për në punë. Polici tjetër ka mbetur i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri ndërmjet një patrulle policie dhe një grup njerëzish të armatosur.

Sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme, gjatë shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të vrarë edhe dy militantë, të cilët dyshoheshin për krime të ndryshme dhe atentate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›