Apeli, të ulet numri i civilë në Afganistan
Londër - Komandanti i ri i forcave amerikane dhe aleate në Afganistan, Gjenerali Stanley McChrystal, kërkon përqendrim mbi reduktimin e numrit të viktimave civile në këtë konflikt. "Kur ne do të pozicionohemi, një nga gjërat që duhet të bëjmë është shqyrtimi i të gjithë rregullave dhe i të gjithë instruksioneve të njësive tona dhe ne duhet të luftojmë për popullin'', deklaroi gjenerali në radion BBC4.
"Kjo do të thotë mbrojtje e popullsisë nga armiqtë dhe nga pasojat e paparashikuara të operacioneve tona, sepse ne dimë se nëse një operacion mund të bëhet për një arsye të mirë, dhe nëse ajo ka efekte negative përfundimi është negativ për të gjithë botën'', shpjegoi ai.
Gjenerali McChrystal shpjegoi se ''objektivi i tij ishte të pengonte rishfaqjen e Al-Kaedës dhe talebanëve në Afganistan. Jam i nderuar që jam zgjedhur për të komanduar burrat dhe gratë kurajoze që përbëjnë ISAF-in, dhe ju siguroj se do ta marr këtë përgjegjësi shumë seriozisht ''.