E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja për gazin: Rusia nuk e lëshon lëndën djegëse drejt Evropës

Rusia nisi dje furnizimin
me gaz përmes
Ukrainës në Evropë për
herë të parë pas një jave
që kur vendosi mbylljen e
rubineteve, por Bashkimi
Evropian bëri të ditur që
sasia e gazit ka qenë, për
të mos thënë inekzistente,
shumë e vogël,
ndërkohë që shumë
vende po vuajnë nga mungesa
e furnizimit me
këtë lëndë djegëse. Ata
që vuajnë më shumë janë
popullata që ka mbetur
pa ngrohje në këto ditë të
ftohta dimri. "Gazprom"
akuzoi Ukrainën për
vjedhje të gazit nga
gazsjellësi. Edhe pse
rusët kanë deklaruar se
në orën 10:00 të mëngjesit
të së martës kanë çelur
rubinetin, vendet e
Evropës Perëndimore nuk
kanë parë gaz me sy. Komisioni
Evropian deklaroi
se kontinenti kishte nevojë
urgjente për gaz dhe
zëdhënësi i Barroso-s u
shpreh i zhgënjyer për sasinë
shumë të vogël të gazit
që erdhi dje nga Rusia. Sipas
analistëve, lufta e gazit do të
vazhdojë, pasi Putin kërkon
rritjen ndjeshëm të çmimit të
tij nga ana e evropianëve.
Numri 2 i "Gazprom"-it ka
shkuar edhe më tej në deklaratat
e tij, duke thënë
se veprimet e Ukrainës
janë të nxitura nga Shtetet
e Bashkuara të
Amerikës për të krijuar
trazira. Departamenti i
Shtetit i hodhi poshtë
akuzat, duke i quajtur "të
çuditshme" e të "pabaza".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›