E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hebreu që u bë frat

Mbase e teprojnë ata që e krahasojnë me Çehovin dhe Tolstojn. Por s’ka dyshim se Ludmila Ulitskaya është njëri nga zërat më interesantë në skenarin post-sovjetik. Dhe romani i saj i fundit ‘Daniel Stein, përkthyes’ është një zbulim pasionant. Sfida e autores Ulitskaja është e vështirë: të tregojë Shoah-un përmes ngjarjeve të një grupi hebrenjsh të Europës së Lindjes, të mbijetuar nga jetët dhe identitetet që duken si romane.

Ajo që i mban bashkë këtë turmë personazhesh është një figurë që ka ekzistuar realisht, që në realitet quhej Daniel Oswald Rufeisen, Daniel Stein i librit. Në moshën 19 vjeç, hebreu bëhet përkthyes i Gestaposë, për ta shpëtuar vetveten dhe për t’i ndihmuar të tjerët. Dhe në të vërtetë ia del mbanë t’i bëjë të ikin nga getoja e Emsk-ut, Minsku bjellorus, treqind të deportuar polakë të destinuar të shfarosen. I arrestuar, ikën në mënyrë aveturoze, shmang shumë herë vdekjen dhe në fund të luftës, pasi që ishte bërë frat karmelitan me një fjalim mahnitës për katolicizmin (“Jeta më është dhuruar shumë herë sa kam vendosur ta ofroj, shpjegon), transferohet në Izrael.

Themelon në Haifa një komunitet që thirret te krishterimi i shekujve të parë, jep mesha në hebraisht dhe përpiqet të hedhë një urë mes dy religjioneve, mes rreziqesh e vështirësish të çdo lloji. Por ky është kuptimi i thellë i jetës së tij si ‘përkthyes’, të vër në kontakt historitë, kulturat dhe spiritualitetet e ndryshme, në emër të tolerancës që shek XX e kishte lënë pas dore dhe që njerëzit e vullnetit të mirë janë të thirrur ta rigjejnë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›