E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriset miqësia mes Gracielës dhe Jetmirit

Graciela është mërzitur dhe i ka thënë Mirit se miqësia mes tyre mbaron me kaq, por gjithçka duket se është qetësuar më vonë. Ajo i thotë se ai është një tip që nuk di të bëjë shaka e të mbajë miqësi, sinqeritet apo shoqëri, por veç të bëjë budallallëqe. Ata i janë kthyer edhe një herë kësaj bisede në darkë para gjumit e më pas kanë vijuar të bëjnë shaka me njëri-tjetrin

Prova e javës, e cila ka të bëjë me kinematografinë shqiptare ka shkaktuar mjaft humor te banorët. Ata kanë filluar të improvizojnë skena e të imitojnë njëri-tjetrin çka ka sjellë mes tyre shumë të qeshura. Por kjo nuk ka lënë mënjanë diskutimet e debatet e radhës. Kësaj here në qendër të tyre kanë qenë Graciela e Jetmiri, të cilët kanë debatuar në lidhje me mënyrën se si sillen kundrejt njëri-tjetrit. Në një moment, Graciela është mërzitur dhe i ka thënë Mirit se miqësia mes tyre mbaron me kaq. por gjithçka duket se është qetësuar më vonë. Ata i janë kthyer edhe një herë kësaj bisede në darkë para gjumit e më pas kanë vijuar të bëjnë shaka me njëri-tjetrin.
Graciela i jep fund miqësisë
Jetmiri fton Gracielën që  të diskutojë një çështje me të. Ai e pyet Gracielën se përse ka një sjellje të çuditshme gjatë gjithë ditës kundrejt tij dhe ajo i përgjigjet se po ia kthen në të njëjtën mënyrë sikurse sillet dhe ai me të dhe thjesht po e imiton. Ajo i thotë se sjellja e saj nuk është aspak e çuditshme dhe i tregon raste kur ai është sjellë keq me të e ku më pas ai është justifikuar se po bën shaka dhe kjo është “hakmarrja” e saj. Jetmiri justifikohet sërish e i thotë se është veçse shaka apo përkëdheli, por Graciela ia pret shkurt se nuk i pranon më këto lloj përkëdheljesh nga ai, madje shton se ai është një tip që nuk di të bëjë shaka e të mbajë miqësi, sinqeritet apo shoqëri, por veç të bëjë budallallëqe. “Ty kur të jep gishtin, ti të merr krahun!”, i thotë ajo. Sipas Mirit, ajo ia arriti qëllimit të mërzisë dhe qëndron i menduar e i mërzitur në shtrat. Graciela shton se ai mund të vazhdojë miqësinë me të tjerët që i pranojnë shakatë e tija, ndërsa me të mbaron me kaq. Miri habitet fare me fjalët e saja dhe i thotë se po deliron, por Graciela ia kthen se e ka seriozisht e largohet prej tij.
Graciela dhe Olta bëjnë  thashetheme
Graciela diskuton me Oltën si për sqarimin e saj me Jetmirin ashtu edhe për nominimet e radhës. Për Jetmirin, Graciela i thotë se thjesht e xhiroi disi atë pak më parë dhe i shpjegon me pak fjalë bisedën e saj me të. Ajo i tregon se Jetmiri i kishte thënë se gjithçka e bënte me shaka, sepse e donte fort, por Graciela ia kishte kthyer se talljet dhe ofendimet nuk mund të bëhen ndaj atij që do. Ajo tregon se u mërzit disi nga kjo situatë, por nuk e bën aspak nervoze dhe i quan gjëra të vogla këto ndodhi. Olta shprehet se tashmë Miri është kthyer sërish nga Pamela e po luan me të. Vajzat bëjnë thashetheme edhe për Erionin dhe thonë se ai bën çdo gjë që i thotë Bertina e sipas tyre, ai ka ndryshuar e s’është më i pari.
Prova e javës
Erioni mbledh të gjithë  banorët në dhomën e ndenjjes dhe u komunikon se do të fillojnë provën e javës. Ai u lexon detajet që i ka dhënë Vëllai i Madh për mënyrën se si do ta realizojnë këtë provë. Subjekti i provës ka në përmbajtje kinematografinë shqiptare që nga fillimet e saja e deri më sot. Banorët do të ndahen në tre grupe ku secili grup do të marrë listën përkatëse me titujt e filmave shqiptarë e në bazë të tyre do të ndërtojë një histori dhe tematika mund të jetë e ndryshme. Tre grupet përbëhen nga Bertina, Seldi dhe Hakiu; Renato, Pamela, Jetmir dhe Olta grupi tjetër dhe i fundit nga Erion, Eduard, Domenika dhe Graciela. Erioni u shpërndan listat me titujt grupeve përkatëse dhe të gjithë fillojnë nga puna. Ata diskutojnë fillimisht për titujt e më pas se si mund t’i lidhin ato me njëri-tjetrin.
Improvizime dhe humor
Banorët janë mbledhur në dhomën e ndenjjes, te kolltukët dhe bisedojnë. Pas bisedave e lojërave banorët nisin të improvizojnë pjesë teatrale. Duke marrë shkas nga prova e javës, banorët fillojnë të luajnë duke recituar apo duke improvizuar ndonjë skenë teatrale. Kështu Kika reciton një poezi (për Cezarin) dhe pas tij edhe Renato kërkon që të recitojë. Pas tyre edhe Seldi dhe Domenika improvizojnë një skenë ndërsa Graciela tregon ngjarjen e tyre. Pas të qeshurave me pjesën e Seldit dhe Domit e ka radhën Olta dhe Kika. Më pas banorët dalin jashtë, në ballkon. Jashtë ndodhet edhe Pamela me Eduardin, të cilët bisedojnë dhe luajnë një skenë teatrale ku bëhet fjale për një skenë midis vajzës dhe babait. Ndërsa Olta është nëna dhe Seldi shoku i vajzës. Pas kësaj ata bisedojnë për provën e javës, vënë re se fasulet që po ziejnë kanë filluar të digjen. Olta çohet dhe shkon të shohë gjellën, ndërsa të tjerët shkëmbejnë shaka me njëri-tjetrin. Seldi çohet dhe vendos të imitojë Renaton pas një poezie të recituar nga ky i fundit që fliste për një bisedë mes diamantit dhe qymyrit. Teksa Seldi imiton të tjerët shpërthejnë në të qeshura. Kështu pas Renatos, banorët i kërkojnë Seldi që të imitojë edhe banorët e tjerë. Ai fillon të imitojë Gracielën Oltën, Erionin, Bertinën, Eduardin si dhe Gjimin. Me këtë të fundit të qeshurat nuk kanë mbarim në shtëpinë e BB.
Debati Graciela-Jetmir
Në dhomën e gjumit BB fik dritat dhe banorët fillojnë të përgatiten për të fjetur. Gjatë kësaj kohe Graciela nervozohet me Jetmirin. Ata vazhdojnë të debatojnë edhe në dhomën e gjumit. Jetmiri ka qenë i mërzitur gjatë darkës dhe është shprehur në një mënyrë që e ka mërzitur Gracielën. Pasi sqarohen ai i thotë Gracielës se ata zihen kot. Ndër të tjera, ai i thotë se mënyra se si vepron ajo është e gabuar, pasi të dy janë në nominim gjatë kësaj jave. Miri thotë që po i harxhojnë kohën njëri-tjetrit teksa mund ta shfrytëzonin duke bërë gjëra që publiku të mos i votonte për të larguar ndonjërin prej tyre. Ndërsa Graciela thotë se Jetmiri shprehet në mënyrë të gabuar. Kjo gjë e nervozon Gracielën dhe të dy të rinjtë më pas grinden gjithmonë. Jetmiri i jep edhe këshilla Gracielës se si të veprojë brenda në shtëpi. Nga ky diskutim Graciela qan dhe thotë: “Ika unë të shtunën”. Ajo thotë se nuk ka shpresë se do të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi edhe javën e ardhshme. Pas kësaj Jetmiri i jep përkrahjen e tij duke i thënë se është shumë e sinqertë ndërsa të tjerët po bëjnë lojë. Ai i thotë që të mos e vrasë shumë mendjen se nuk ka për të dalë të shtunën nga shtëpia. Pas kësaj ata të dy qëndrojnë për një kohë bashkë duke bërë shaka e duke folur për banorët e tjerë. Hakiu, i shqetësuar prej ëndrrës
Ndërkohë që të  gjithë janë në gjumë të thellë, Eduardi dhe Hakiu merren me punët e mëngjesit. Hakiu merret me ndezjen e sobës, pret drutë dhe i fut në sobë ku djeg edhe dorën, ndërsa Eduardi bën një kafe dhe shkon ta pijë në kopsht vetëm, pasi ashtu i shijon më shumë dhe duke pirë kafe e cigare pas kësaj janë zgjuar edhe banorët e tjerë. Erioni ngacmon Bertinën që të zgjohet, ndërsa të tjerët ngrihen me radhë e bëjnë tualetin e mëngjesit. Hakiu duket i menduar këtë mëngjes. Eduardi, i cili e vë re këtë gjendje të tij, e pyet dhe Hakiu i tregon se ka parë një ëndërr të keqe me djalin e tij. Ai tregon se kishte parë të birin sikur mbytej dhe ai kishte arritur ta shpëtonte. Eduardi dhe Renatoja e qetësojnë, por Hakiu thotë me bindje se ndoshta i biri është sëmurë. “U bënë tri javë pa i parë”, thotë ai, por Renato shprehet se mund t’i bëjnë ndonjë surprizë këtë të shtunë në lidhje me familjen e kështu do mund të qetësohet. Ata diskutojnë për ëndrrat që kanë parë gjatë kohës së qëndrimit në këtë shtëpi.
Graciela dhe Hakiu për Jetmirin
Graciela gjen rastin dhe diskuton me Hakiun, ndërsa janë vetëm në dhomën e gjumit. Ajo duket sikur shfryhet për situatën e krijuar mes saj dhe Jetmirit e i tregon Hakiut ngjarjet më të fundit, ato që ndodhën një natë më parë. Graciela ankohet edhe se të gjithë duan të dinë mbi gjithçka dhe se e pyesin vazhdimisht se çfarë ka, gjë që asaj nuk i pëlqen, pasi disa gjëra duhet të jenë personale. Hakiu e këshillon që të ketë kujdes e të mos manipulohet prej askujt e t’i peshojë gjërat drejt, pasi në këtë lojë do të dalin të mirat e të këqijat e çdokujt. Ata flasin gjatë për lojën e Jetmirit ndaj të tjerëve dhe të dy tregojnë situata të ndryshme ku janë përfshirë në lojën e tij. Hakiu i tregon Gracielës se qendra e thashethemeve nuk ka qenë Gjimi, por Jetmiri e Gjimi ka qenë veç të manipuluar. Graciela habitet nga ky fakt, por Kika i shpjegon se përpara se të merrte vesh nga Gjimi për thashethemet e banorëve, ai më parë i kishte marrë vesh nga Jetmiri. Të dy banorët janë në një mendje se nuk duhen bërë thashetheme e të merren fjalët e të tejçohen te të gjithë, por nëse dikush ka një problem me një banor tjetër, duhet ta zgjidhin mes tyre. Ata flasin se loja duhet bërë e ndershme dhe se këtë gjë ua kanë thënë edhe të tjerëve që në momentet e para kur filluan intrigat. Hakiu tregon se loja e pandershme ka bërë që ai të krijojë distancë me Mirin, ndërkohë që më parë e vlerësonte e rrinte me të. Ai thotë se është më e ndershme ta nominosh dikë si konkurrent të fortë sesa të intrigosh për ta nxjerrë nga loja. Biseda për Jetmirin vazhdon gjatë mes dy banorëve.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›