E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një bust për Fan Nolin në Turqi

Konkursi
Galeria e Arteve fton artistët të konkurrojnë

Një bust për Fan Nolin në  qytetin e lindjes Ibrik Tepesë në Turqi. Për këtë qëllim, Galeria Kombëtare e Arteve, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ka shpallur të hapur konkursin. Sipas kritereve, në këtë konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë artistë dhe arkitektë shqiptarë kudo që jetojnë dhe punojnë, ndërkohë që boceti me të cilin do të konkurrohet duhet të jetë punuar enkas për këtë rast dhe të mos jetë ekspozuar më parë. Boceti, i cili do të paraqitet në allçi,  duhet të jetë i realizuar në lartësinë 70 cm dhe portreti i Fan Nolit të jetë në madhësi natyrale, ku të dallohen qartë tiparet dhe psikologjia e tij. Punimet konkurruese do të pranohen deri në datën 10 mars 2010 dhe dy ditë më pas, juria e konkursit që do të përcaktohet nga drejtori i GKA-së e do të miratohet nga MTKRS, do të shpallë fituesin. Për realizimin e bustit në bronz në përmasat e përcaktuara MTKRS ka vendosur në dispozicion shumën prej 1.590.000 lekë.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›