E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filozofët iranianë dhe Islami

Me deklarimin e vitit 2010 nga UNESCO si “Viti ndërkombëtar i afrimit të kulturave”, fondacioni kulturor iranian “Saadi Shirazi”, Tiranë, publikoi librin “Mendimi iranian në filozofinë islame”. Fondacioni është përpjekur që, duke prezantuar traditën e filozofisë dhe të mendimit të iranianëve si dhe ndikimin e saj në formësimin dhe zhvillimin e filozofisë islame, dëshiron të përcjellë për lexuesin shqiptar konceptin e kësaj filozofie, si një element që bart vlera për miqësinë dhe afrimin e kulturave, si në pikëpamjen teorike ashtu edhe në atë praktike.

Prirja e iranianëve ndaj filozofisë dhe mistikës shtrihet përtej periudhës së hyrjes të Islamit në këtë vend, si rrjedhojë e ndërveprimeve të qytetërimeve antike iraniane dhe greke, dhe nga ana tjetër, natyra monoteiste e iranianëve të lashtë si dhe fetë e lashta iraniane si Manoizmi dhe Zorastrianizmi, zhvillimor i saj ishte pas hyrjes të Islamit në territoret iraniane.

Në fushën e filozofisë dhe mistikës, periudha islame shënon epokën e një fillimi të ri. Qysh në shekujt e parë të qytetërimit islam, bazuar në dëshmitë historike dhe fjalëve të historianëve, më shumë se gjysma e shkencëtarëve myslimanë ishin iranianë.

Nëse në shkencat e tjera pas Islamit ishin promotorë si arabët ashtu edhe iranianët, në filozofinë Islame iranianët luajtën një rol të veçantë dhe unik. Kështu, në sajë të përpjekjeve të iranianëve dhe rolit të tyre në zhvillimin e filozofisë Islame, Irani u shndërrua në qendrën kryesore të filozofisë islame, rëndësi të cilën nuk e ka humbur edhe sot.

Ndër themeluesit e kësaj filozofie mund të përmendim Al Kindi, Farabi, Avicena, Gazali, Fakhre Razi, Sohrevardi dhe Molasadra, ku me përjashtim të Al Kindit, që të gjithë ishin iranianë. Lidhja e iranianëve me filozofinë islame ishte e vazhdueshme dhe konstante.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›