Shitja e energjisë CEZ-it, 2 288 mln lekë më shumë se më 2009
Gjatë vitit 2010 kompania KESh sh.a. ka siguruar 2 888 mln lekë më shumë të ardhura se më 2009 nga shitja e energjisë kompanisë CEZ shpërndarje. Në këtë mënyrë 1 903 milionë lekë më shumë janë të ardhurat e realizuara nga rritja e tarifës së çmimit të shitjes së energjisë nga ana e Furnizuesit Publik me Shumicë (FPSH) dhe 385 milionë lekë më shumë janë të ardhurat e realizuara nga rritja e sasisë së energjisë së shitur. Të ardhurat nga shitja e energjisë me çmimin e tregut në vitin 2010 rezultojnë të kenë qenë 13 770 milionë lekë më shumë se në vitin 2009, nga ku: 615 milionë lekë më pak të ardhura të realizuara nga rënia e çmimit të shitjes së energjisë. Në këtë mënyrë KESh i ka shitur CEZ-it për 2010-ën 4 531 298 MW nga 4 291 996 MW që ka shitur më 2009, duke arkëtuar për 2010-ën 9 198 535 mln lekë nga 6 910 113 lekë në vitin 2009. Çmimi i shitjes ka qenë 2.03 lekë / Kwh nga 1,61 lekë për kwh që është tregtuar më 2009