E Diel, 1 Nëntor 2026

Skemat private te pensioneve pak te preferuara ne Shqiperi

Më pak se 5 mijë është numri i personave të cilët janë përfshirë në skemat private të pensioneve në Shqipëri. Të dhënat zyrtare të vitit 2010, marrë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se në tre kompanitë e pensioneve vullnetare ka pasur rritje nga viti në vit, por sërish numri i kontribuuesve është i vogël.

Viti 2010 u mbyll me 4 mijë e 992 kontribues, të cilët kanë dhënë  në total rreth 73 milion lekë kontribute. Ndërkohë, në vitin 2010 ky numër u rrit me rreth 12 për qind, krahasuar me 2009-ën dhe sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tre operatorët në këtë treg kanë në skemat e tyre 4 mijë e 992 persona.

Në vitin 2010 kontributet totale ishin rreth 112 milion lekë, duke regjistruar një rritje prej rreth 53 për qind kundrejt një viti më parë. Tregu i Pensioneve Private Vullnetare  ka vetëm dy vjet që është hapur dhe në të operojnë tre kompani.

Ndryshe nga vendet e zhvilluara, shqiptarët janë pak të tërhequr nga kjo formë e sigurimit të të ardhurave në moshën e tretë. Duke parë tendencën nga viti 2009 në 2010, pritet që dhe ky vit të njohë rritje të personave që hyjnë në skemat e Pensioneve Private Vullnetare

Flori Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›