Hyseni: Synimi i Kosovës, antarësimi në NATO dhe BE
Ministri i Jashtëm kosovar Skënder Hyseni duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së theksoi se synimi i Kosovës është të anëtarësohet në NATO dhe në Bashkimin Europian. Sipas tij shteti i Kosovës ka ambicie që të përmbush standartet europiane dhe se pret që sa më shpejtë të nisin bisedimet për liberalizimin e vizave.
Gjithashtu Hyseni theksoi se qeveria e Kosovës është e gatshme të dialogojë me Serbinë për çështjet e përbashkëta si dy shtetet të pavaruara. Ai shtoi gjithashtu se qeveria kosovare ka dënuar ngjarjet e ndodhura në kufirin me Maqedoninë duke shtuar se ajo ka bashkëpunuar me EULEX-in në fushën e sigurisë dhe drejtësisë.
Në selinë e OKB-së në Nju Jork u zhvillua sot seanca për pavarësinë e Kosovës. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, homologu i tij serb Vuk Jeremiç dhe shefi i UNMIK-ut Lamberto Zanier.