Swoboda: Zgjidhje për Kosovën, autonomi veriut
PRISHTINE- Nënkryetari i grupit Socialdemokrat në Parlamentin Evropian, Johannes Swoboda, sugjeron se një lloj autonomie për serbët e veriut në kuadër të Kosovës do të mund të ishte një zgjidhje praktike për këtë pjesë. “Mendoj se në këtë mënyrë pjesa veriore e Mitrovicës do të mund të ishte një lloj lidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në të ardhmen. Pra, një lidhje ku të dyja palët do të takoheshin, një vend ku të dyja palët do të provonin që të gjenin një formë të re të bashkëpunimit. Pra, mendoj se kjo është e mundshme nëse të dyja palët kanë vullnet për të gjetur një zgjidhje”, deklaroi Swoboda.
Duke folur në një intervistë për BBC-në zoti Swoboda tha se me këtë zgjidhje veriu i Mitrovicës do të mund të ishte një lloj lidhje mes Kosovës dhe Serbisë në të ardhmen. Zoti Swoboda tha se edhe Prishtina edhe Beogradi do të jenë të detyruara të bisedojnë për çështje të interesit të përbashkët dhe vlerësoi se vendimi i GJND-së mund të jetë një lloj kushti dhe motivim për të filluar bisedimet.
Duke iu referuar situatës në Shqipëri, deputeti socialdemokrat në Parlamentin Evropian tha se Tirana po i dërgon sinjale të këqija BE-së dhe kërkoi që të dyja palët të gjejnë një zgjidhje. Ai tha se një prej zgjidhjeve do të mund të jetë pranimi i zgjedhjeve në një anë dhe hapja e disa kutive të votimit në anën tjetër.
(m.a/BalkanWeb)