E Diel, 1 Nëntor 2026

Të penalizohen shkelësit e ligjit për finacimin e partive

Sipas një raporti të publikuar sot nga Qendra e Studimeve Parlamentare (QSP), konkludohet se në kushtet e një praktike shumë të dobët të rregullimit ligjor të transparencës financiare të subjekteve politike, del i nevojshëm një penalizim më i fortë në rastet e shkeljes së ligjit, që njeh përgjegjësitë individuale dhe i tejkalon kostot financiare, që lehtësisht mund të mbulohen nga subjekti në tërësi.

Pas publikimit të raportit të auditit të KQZ-së së fondeve të përdorura gjatë fushatës zgjedhore, vërehet se financimi i subjekteve politike jashtë periudhës elektorale përbën një burim të rëndësishëm financimi të tyre edhe për fushatat zgjedhore, ndërkohë që ky aspekt nuk është subjekt i rregullimit ligjor në ligjin për Partitë Politike. Të dhënat dëshmojnë se partitë politike janë në gjendje të përfitojnë shërbime në natyrë, të cilat falë intensitetit të fushatës zgjedhore, bëhen të rëndësishme në vlerë dhe mbesin të padeklaruara dhe të pallogaritshme në nivelin kontabël edhe nga kontrolli i auditit.

Këto financime të padukshme janë më të prirura që të vijnë nga subjekte tregtare private, që vetë ligji, përmes klauzolës së konfliktit të interesit, i pengon të përfshihen në donacione direkte në favor të subjekteve politike. Kjo klauzolë shtyn drejt veprimeve klandestine palët e interesuara që të ndërveprojnë në periudha elektorale dhe që mund të shkëmbejnë favore jo legjitime pas përmbylljes me sukses të procesit të sponsorizuar zgjedhor.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›