E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu sërish procese gjyqësore në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e dy të dëmtuarve të tragjedisë së Gërdecit, ndërkohë që sot kjo gjykatë ka hedhur shortin ku ka përzgjedhur edhe trupat gjyqësore që do të gjykojnë këtë çështje.

Padia e parë e depozituar para një muaji është ajo e të dëmtuarit Roxhers Durdaj i perfaqesuar nga i ati. Ky proces do të ketë relator Arjana Fullanin, ndërsa në përbërje do të jenë Gani Dizdari, Mirela Fana, Majlinda Andrea dhe Aleksander Muskaj.

Ndërkohë që në grupun tjetër të padisë së dorëzuar nga Alketa Hazizaj, është relator Andi Çeliku dhe pjesë e trupës janë Ardian Nunin, Irma Balen, Evgjeni Sinoimierin dhe Evelina Qiriakon.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›