E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës padi penale ndaj Berishës

Bashkia më e madhe në vend ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal për drejtues të qeverisë, duke përfshirë këtu edhe kryeministrin Sali Berisha.

“Në lidhje me baltën publike që politika qeveritare po hedh mbi Bashkinë e Tiranës në krahas shpjegimeve publike kemi zgjedhur dhe rrugën ligjore për dënimin penal të personave përgjegjës si dhe për dëmshpërblimin e Bashkisë së Tiranës për imazhin e cenuar. Dëmshpërblimi do të shkojë për shtimin e shërbimeve ndaj komunitetit”, theksoi juristja e Bashkisë së Tiranës Migena Vishko.

“Sot po dorëzojmë 4 kallëzime për fillimin e cështjeve penale ndaj kryeministrit të Republikës së Shqipërisë zotit Sali Berisha, ndaj funksionarit të PD-së zotit Aldo Bumci, ndaj drejtorit të policisë së qarkut Tonin Vocaj si dhe ndaj zv.drejtorit të policisë së qarkut për sigurinë publike zotit Gjergji Jorgo. Gjithashtu kallëzimi tjetër është ndaj kryeinspektorit të inspektoratit ndërtimor urbanistik kombëtar Hekuran Hoxhalli”, vijoi ajo.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›