Heidel: Spo e shesim dot Jahmir Hykën
E ardhmja e Jahmir Hykës në radhët e skuadrës së Bundesligës gjermane, Mainc, është e pasigurt. Kjo për faktin se trajneri i Kristian Heidel nuk e ka përfshirë futbollistin shqiptar në planet e tij për sezonin e ardhshëm. Madje i ka sugjeruar vetë shqiptarit që të shikojë për të gjetur një skuadër tjetër për sezonin e ardhshëm. Kjo nuk është pritur mirë nga lojtari, i cili që nga dita e parë kur u transferua te ky klub, besoi se do të vinte dita e tij për të luajtur në formacionin e parë. Megjithatë, përjashto një fillim entuziast, kur edhe mundi të aktivizohej për pak ndeshje si titullar, Hykës iu desh të ambientohej me stolin e rezervave dhe shpesh edhe me tribunën. Në dy sezone te Mainci, shqiptari numëron vetëm 13 ndeshje aktivizim, në shumicën prej të cilave ka luajtur si zëvendësues. Edhe pse në shtypin shqiptar flitet për interesim të Panioniosit për mesfushorin kuqezi, klubi i Maincit konfirmon se e ka të vështirë të gjejë një skuadër për shqiptarin. I pyetur nga gazetarët në lidhje me Hykën, trajneri Heidel ka pohuar se “Hyka mbetet ende pjesë e Maincit, pasi edhe pse ka pasur interesime për të, ende nuk ka asgjë konkrete.
#