E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heintz: Qeveria e Kosoves, pergjegjese per zgjidhjen e problemeve

Presidenti i fondacionit "Rockefeller Brothers", Stefen Heintz, ne nje prononcim per Radio Evropa e Lire eshte shprehur se progresi ne rrafshin e brendshem ne Kosove ndikon ne rritjen e njohjeve te shtetesise dhe pergjegjese per te arritur kete progres eshte Qeveria e Kosoves. I pyetur mbi progresin e pavaresise se Kosoves dhe njohjes se saj, Heintz u shpreh qe sigurisht ka nje progres. "Mendoj se ka pasur progres vecanerisht sa i perket kushtetutes dhe kornizes ligjore; gjithashtu eshte arritur nje sukses ne Konferencen e Donatoreve, me fitimin e rreth 1,2 miliard eurove", shpjegoi ai. Pastaj, sipas tij, mund te ceket edhe zbarkimi i misionit EULEX ne Kosove, per te cilin eshte i bindur se do te filloje punen se shpejti, si dhe themelimi i Zyres Civile Nderkombetare, gjera keto te parashikuara edhe me pakon e Ahtisaarit. "Pra, shoh se eshte arritur mjaft progres, por, ne anen tjeter, ka akoma shume pune per te bere ne shume fusha te shoqerise, gje qe eshte ditur edhe me pare", deklaroi presidenti i fondacionit "Rockefeller Brothers". Gjithashtu nuk eshte lene pa komentuar edhe sfidat aktuale me te cilat po ballafaqohet Kosova dhe pergjegjesia e duhur per zgjidhjen e problemeve. "Mendoj se tani pergjegjesine me te madhe per zgjidhjen e problemeve te Kosoves e kane vete njerezit e ketij vendi, si dhe Qeveria", theksoi Heintz. Sipas tij, kjo nuk do te thote se bashkesia nderkombetare, Bashkimi Evropian, shtetet vec e vec, si Shtetet e Bashkuara te Amerikes, apo edhe organizatat sikurse ajo ne te cilen punon, duhet te debojne Kosoven. "Mendoj se ne kemi nje obligim dhe nje pergjegjesi te ofrojme ndihmen tone, por pergjegjesite kryesore tani i takojne popullit te Kosoves dhe udheheqesve te zgjedhur", perfundoi presidenti i fondacionit "Rockefeller Brothers".

Fokusimi

"Sa me shume qe Qeveria e Kosoves fokusohet ne ndertimin e shtetit modern, demokratik dhe multi-etnik, aq me shume njohje do te vijne. Pra, do te thosha se fokusi duhet te jete ne ceshtjet e brendshme", tha Stefen Heintz.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›