Shala: Diplomacia kosovare strategji per vendet e ish-Jugosllavise
Keshilltari i ministrit te Jashtem, Kujtim Shala, shpjegon se per vendet e ish-Jugosllavise, Ministria e Puneve te Jashtme e ka nje strategji dhe me kete strategji parashihet hapja e ambasadave ne keto vende gjate vitit 2009. "Kemi pasur parasysh 10-12 misione te reja gjate vitit 2009, kurse Malin e Zi, Kroacine dhe Maqedonine i kemi menduar me kete pjese shtese te misioneve", sqaroi ai. Shala nuk identifikon ndonje vend te caktuar, ku mund te hapet ambasada e pare, duke i pare qe te gjitha si prioritete dhe te rendesishme njelloj. "Prioritete nuk kemi. Qe te dhjete ambasadat apo perfaqesite diplomatike jane prioritet. Tani per tani, mund te kete pak me shume vonesa ne Bruksel, per pune teknike, logjistike. E per te tjerat, varet, por nuk eshte pune te cilen e kemi plotesisht ne duar vetem ne", thekson Shala. Ai thote se Ministria e Jashtme i ka perfunduar specifikimet dhe i mbetet tani Komisionit Parlamentar per Buxhet e Financa qe ta jape mendimin e vet.