E Shtunë, 31 Tetor 2026

E vetmuar pas divorcit, hidhet nga kati i katert

BERAT- Divorci i disa viteve me pare dhe vetmia dyshohet se kane "zhytur" ne depresion vetevrases nje 46 vjecare nga qyteti i Beratit. Lumturi Ramadani i ka dhene fund jetes pasditen e djeshme duke u hedhur nga kati i katert i pallatit ku banonte. Gruaja ka gjetur vdekjen pa mundur te marre ndihmen mjekesore ne spital, nderkohe qe ekspertet e policise kane nisur hetimet per te mesuar shkaqet e veteflijimit tragjik. Mjeket konstatuan se gruaja kishte nderruar jete si pasoje e frakturave te shumta te marra ne trup dhe ne koke. Ajo nuk mundi te marre dot ndihmen e pare shendetesore, nderkohe qe trupi pa jete mberriti ne morgun e spitalit. Policia mesoi nga hetimet e para se gruaja ishte hedhur nga kati i katert i pallatit ku banonte, ne lagjen " 30 Vjetori" te qytetit te gurte. Nga deshmite e para u mesua se ajo jetonte e vetme pas divorcit nga i shoqi dhe emigrimit te vajzes se vetme drejt Greqise.

E.H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›