Zhduket nena e dy femijeve, mister motivet
Diber- Nje 40 vjecare rezulton e humbur prej tre ditesh, ndersa te afermit e saj nuk kane dijeni per vendndodhjen e saj pasi eshte zhdukur ne menyre misterioze nga shtepia. Policia e Dibres ka nisur hetimet per humbjen e Miranda Cemallit, nenes se dy femijeve, ndersa denoncimi eshte bere nga bashkeshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Brezhdan, rreth 4 km larg qytetit te Peshkopise, ne shtepine e vjehrrit te 40 vjecares, ku ajo kishte shkuar per te vizituar gjyshen e semure. Policia ka hedhur dyshime te forta per ngjarjen, duke hetuar ne tre pista, nje vetembytje te mundshme ne lumin Drin, arratisjen pa adrese per motive ende te paqarta dhe zhdukjen apo vrasjen e saj nga familjaret qe kane fshehur cdo gjurme dhe shprehen se nuk kane informacion.
Denoncimi ne komisariatin e Dibres eshte bere mesditen e 17 tetorit 2008, rreth ores 13:30, kur nga vjehrri eshte konstatuar mungesa e nuses se tij. Cifti Lulezim dhe Miranda Cemalli, sipas policise kishin rreth 20 vite martese dhe kane dy femije, perkatesisht 15 dhe 12 vjec. Ata jetonin prej 7 vitesh ne zonen e plazhit ne Durres. Sipas deshmise se dhene nga familjaret per inspektoret, cifti kishte shkuar ne fshatin Brezhdan per te vizituar gjyshen e semure. Diten e humbjes se Mirandes, i shoqi kishte shkuar te merrte femijet ne Durres, ndersa rreth mesdites, Miranda kishte kryer punet dhe eshte zhdukur pa lene asnje gjurme.
Burime zyrtare nga policia bejne te ditur se po hetohet ne disa pista, por puna e tyre ka hasur ne veshtiresi, pasi nuk ka asnje deshmitar qe ta kete pare, qofte dhe duke u larguar. Policia per tre dite me radhe ka kerkuar gjithe rrjedhen e lumit Drin, ne pjesen me te madhe te gjatesise, pasi dyshohet qe 40 vjecarja te kete rene ne lume ose te jete vetembytur per arsye ende te paqarta. Po kaq mister mbeten edhe motivet e nje largimi te qellimshem te saj nga banesa, ndersa bashkeshorti ka shpjeguar se nuk kishin konflikte mes tyre dhe as me prinderit. Aktualisht hetohet ne pisten e mbytjes ne lum, nje vrasjeje dhe zhdukje te kufomes dhe largimit me deshire te nenes se dy femijeve.
Neki Feta