E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona, ne Brazil qeshin me emerimin trajner

Sipas shume opinionisteve por edhe njerezve te thjeshte, misioni i ish lojtarit legjendar bardhekalter ne stolin e kombetares, do te deshtoje.

Lajmi i emerimit te Diego Armando Maradones ne stolin e Argjentines ka ngjallur kureshtje dhe reagime te medha ne Brazil.

Sipas shume opinionisteve por edhe njerezve te thjeshte, misioni i ish lojtarit legjendar bardhekalter ne stolin e kombetares, do te deshtoje. Nepermjet nje sondazhi te agjencise “Estado”, jane pyetur 326 persona, ku plot 79 % e tyre mendojne se Maradona nuk do t’ia dale mbane ne misionin qe ka marre persiper.

Nderkohe, ne sondazhin e faqes se internetit “Lancenet”, 67.2% mendojne se “Pibe D’oro” nuk do ta permiresoje gjendjen ne kombetaren argjentinase, pasi sipas tyre, per te stervitur nje skuader nuk eshte e mjaftueshme te jesh nje idhull. Nga ana tjeter, 32.8% e personave qe kane marre pjese ne sondazh mendojne se Maradona do t’ia dale pasi ka eksperiencen e nevojshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›