E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heinze konfirmon largimin nga Marseille

Nga Express më 28 maj 2011 në ora 18:02

Mbrojtësi i Olympique Marseille, Gabriel Heinze ka konfirmuar se do të largohet nga klubi në fund të sezonit. 33-vjeçari ishte transferuar në Marseille, verën e vitit 2010 nga Real Madridi dhe theksoi se vendimi për t’u larguar nuk ka të bëjë me çështje financiare, por lidhet me ambicie.

“Mendoj ndryshe nga pronarët e klubit. Nuk është çështje parash që nuk është gjithçka në jetë. Në pyetje është projekti. Ndjej se po i bëj një nder klubit”, tha Heinze, i cili ka rrogë prej 400 mijë eurosh në muaj dhe është njëri prej futbollistëve më të paguar të Marseilles.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›