E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova gati për bllokadën reciproke

Nga Express më 28 maj 2011 në ora 19:22

Qeveria e Kosovës shumë shpejt do të fillojë aplikimin e tarifës doganore për mallrat që hyjnë nga Serbia e Bosnja.

Saktësisht, vlera e mallrave që importohen nga këto dy shtete është me miliarda euro.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila tha për Top Channel se këto shtete do të përballen edhe me masa të reciprocitetit, por fillimisht me vënien e taksës doganore 10% dhe më pas edhe bllokimin në tërësi të këtyre mallrave.

“Fillimisht, këto dy shtete do të ngarkohen me doganë, e nëse nuk ka asnjë lëvizje, do të fillojë bllokimi i mallrave në tërësi”, tha Kusari-Lila.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›