Hiddink pret Chelsean

Nga Express më 28 maj 2011 në ora 18:03
Guus Hiddink është i gatshëm të kthehet në Chelsea. Strategu holandez ka bërë të ditur se do të konsideronte ofertën nga gjiganti londinez, nëse një e tillë mbërrin në adresë të tij.
Hiddink pranoi se kishte mbetur në kontakt me pronarin e Chelseas, Roman Abramovich, pas largimit të tij nga posti i menaxherit të ekipit më 2009. “Ka shumë spekulime rreth Chelseas. Por, nëse marr një ofertë konkrete, do ta vlerësoja”, tha Hiddink për Sky Sports News. Hiddink 64 vjeç është aktualisht selektor i Turqisë.