Hej shoku qetësohu, është thjesht një lojë (FOTO)
Britaniku Jody Cundy u përjashtua nga gara në Lojërat Paraolimpike që po zhvillohen në Londër për personat me aftësi të kufizuar, pas nisjes së gabuar. Por, kjo gjë ka sjellë reagimin e ashpër të 33-vjeçarit me një këmbë artificiale, që gjatë karrierës së tij ka fituar 7 mdealje për Britaninë. Më shkatërruar jetën. Ju nuk mund të ma bëni këtë, unë kam gjithë jetë që punoj për këtë eveniment, ulëriste ai, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e një trajneri, për ta hequr nga pista. Vendimi për skualifikimin e tij ka sjellë edhe pakënaqësinë e të pranishmëve në sallë, por edhe reagime në rrjetet sociale. Megjithatë, reagimi i tij ka qenë vërtët i ekzagjeruar.









