Një tragjedi ironike me një çift zviceran (FOTO)
Një çift zviceran kaloi pesë vjet duke udhëtuar nëpër botë, por në mënyrë ironike, vdiqën vetëm dy ditë pas u kthyen në shtëpi, pasi u përplasën nga një tren.
Daniela Weiss dhe partneri i saj, Daniel Oelter, 38 vjeç, udhëtuan ndër zonat më të rrezikshme në botë, si në Azi, Lindjen e Mesme apo Amerikën e Jugut, dhe nuk pësuan asnjë dëmtim.
Por, në mënyrë tragjike, dy ditë pasi ishin kthyer nga udhëtimi i tyre në Grainchen të Zvicrës, ata u goditën nga një tren pak metra larg banesës së tyre, duke gjetur vdekjen.
Daniel gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkoha që Daniela vdiq një ditë më pas në spital. Mamaja e saj u shpreh se gjithmonë ishte e shqetësuar për udhëtimet e së bijës nëpër botë, për shkak se mund ti ndodhte diçka e keqe. Por, nuk e kishte menduar që kjo gjë do ti ndodhte pikërisht përpara shtëpisë së vet.


