E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çiljeta, shtatzënë 4-muajshe?

Çiljeta Xhilaga është shtatzënë. Kështu raporton Panorama Plus. Sipas suplementit, këngëtarja ka katër muaj që ka mbetur shtatzënë dhe fëmija është i seksit mashkull, ndërkohë që nuk thuhet gjë se kush është i ati.

Zakonisht, kur publikojmë lajme mbi shtatzëninë e një personazhi publik, këtij lajmi i paraprijnë disa të tjera. Si p.sh. ne tregojmë fillimisht për njohjen e saj me një djalë, më pas për dashurinë e në fund për martesën apo bashkëjetesën. Pas këtyre lajmeve, askush nuk çuditet kur mëson se X vajzë e njohur ka mbetur shtatzënë, kështu që ju mirëkuptojmë nëse do të shprehni habi teksa mësoni që Çiljeta është katërmuajshe shtatzënë, shkruhet në këtë supelement.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›