E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hejg: Integriteti territorial i Kosovës i pacënueshëm


Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integriteti i saj territorial është i pacenueshëm ka thënë Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Uilliam Hejg.

Këtë qëndrim zyrtari i lartë britanik ia ka thënë kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi gjatë një bisede telefonike dje pasdite, njoftoi Qeveria e Kosovës.

Në bisedë është konfirmuar se asnjë nga shtetet mike të Kosovës nuk do ta mbështesin asnjë rezolutë që mund të bëjë thirrje për bisedime rreth statusit të Kosovës.

Bëhet e ditur se Thaçi dhe Hejg, janë pajtuar që të mos ofrohet mbështetje as për çfarëdo ri-aranzhimi territorial të rajonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›