E Shtunë, 31 Tetor 2026

EuroNews: Rezoluta serbe do të pësojë ndryshime



Televizoni prestigjoz "Euronews" njoftoi se, Beogradi zyrtar është i gatshëm ta zbusë qëndrimin e tij ndaj Kosovës dhe të arrijë një kompromis me BE-në për rezolutën e prezantuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Euronews njofton se, pozicionet megjithatë mbeten të larguara. Beogradi duhet ta rimarrë veten pas vendimit të GJND-së në korrik të këtij viti, e cila kishte deklaruar se Pavarësia e Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Mësohet se, një delegacion serb do të qëndrojë ditët e ardhshme në Bruksel për të diskutuar ndryshimet e projekt rezolutës që kërkon të gjejë përgjigje ndaj çështjeve të hapura, duke nisur nga e ardhmja e pakicës serbe që banon në veri të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›