E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk ka dëshmi që ngarkojnë Assangenë?

Forenzika ka konstatuar se të dhënat kryesore, të dorëzuara policisë suedeze në bazë të së cilave është formuluar aktakuza kundër themeluesit të sajtit “WikiLeaks”, Julian Assange, për sulm seksual, nuk përmbajnë ADN e tij.

Gazeta londineze “The Mail” shkruan se në raportin prej 100 faqesh, i cili është dorëzuar avokatëve te australianit Assange, është zbuluar se prezervativi që ka paraqitur akuzuesja kryesore, pasi është analizuar në dy laboratorë të forenzikës, nuk përmban prova të qarta që i takon atij.

Por në prezervativin e prezantuar nga akuzuesja tjetër, besohet se DNA të jetë e themeluesit të “WikiLeaks”, por as në këtë rast nuk janë gjetur prova të mjaftueshme për të vërtetuar akuzën e gruas, që pretendon të jetë keqtrajtuar seksualisht, shkruan “The Mail”

Edhe avokatët e Assange kanë njoftuar për mungesën e ADN-së në prezervativ. Assange, i cili në uebfaqen e tij dy vjet më parë publikoi qindra mijëra raporte sekrete të qeverisë amerikane, ka mohuar akuzat për dhunim dhe ka pranuar se ka pasur seks me dy gra në Stokholm, nga të cilat njëra tash i ka 33, kurse tjera 29 vjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›