Fusha e Aviacionitnë listën e objekteveqë do të privatizohen
TIRANE- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka publikuar pak javë më parë listën me objektet që do të privatizohen. Sipas kësaj liste, në objektet në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes është dhe Aerodromi Fushor Laprakë në Tiranë, ose sic njihet ndryshe Fusha e Aviacionit.
Pra nga kjo listë rezulton se Ministria e Ekonomisë e drejtuar nga Dritan Prifti e ka parashikuar këtë objekt për ta privatizuar edhe pse prej disa muajsh Bashkia e Tiranës ka nisur në këtë zonë projektin për rehabilitimin dhe sistemimin e saj.
Pikërisht për këtë arsye ka reaguar deputeti i PS, Eduard Shalsi duke denoncuar skandalin e shitjes së aerodromit.
Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes deklaron se kjo zonë nuk është në listën e privatizimeve të objekteve të saj. Në këto kushte lind pyetja. Si është e mundur që objekti në fjalë ekziston në listën e Ministrisë së Ekonomisë dhe jo në atë të Ministrisë së Mbrojtjes?
(e.n/news24/BalkanWeb)