E Diel, 1 Nëntor 2026

Hejg mbërrin në Bagdad, takim me kryeministrin

Ministri i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg, ka mbërritur në Bagdad, në vizitën e parë të tij në shtetin irakian.

Hejg pritet të takojë kryeministrin Nuri al-Maliki, ministrin e Jashtëm, Hoshiar Zebari, dhe kryetarin e Kuvendit, Osama al-Nujaifi.

Mësohet se zyrtarët do të diskutojnë mbështetjen e Britanisë për proceset politike në Irak, si edhe dhunën në Sirinë fqinje.

Hejg i ka quajtuar “sulme të tmerrshme terroriste” shpërthimet e kësaj jave në Irak, të cilat kanë vrarë më shumë se 100 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›