UNICEF: Bie vdekshmëria foshnjore

Në raportin e saj më të ri, agjencia për të drejtat e fëmijëve e Kombeve të Bashkuara vlerëson se numri i fëmijëve që vdesin para moshës 5-vjeç ka rënë me rreth 40 për qind gjatë këture 20 vjetëve.
Sipas UNICEF-it, shifra globale ka rënë nga 12 milionë se sa ka qenë në vitin 1990, në 6.9 milionë më vitin 2011.
Zvogëlimi i numrit ka ndodhur pasi disa vende të varfra kanë nisur të pasurohen, por edhe nga ndihmat që kanë inkurajuar ushqimin me gji dhe imunitetin kundër sëmundjeve të zakonshme.
Raporti po ashtu thekson se vdekjet e fëmijëve janë kryesisht të përqendruara në Afrikën nën-sahariane dhe Azinë e Jugut, të cilat së bashku përfshijnë mbi 80 për qind të vdekjeve nën moshën 5 vjeç gjatë vitit 2011.