E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rupreht Polenz: Serbia do të detyrohet ta njohë Kosovën

Gjatë negociatave për anëtarësim në BE, Serbia do të detyrohet ta njohë Kosovën dhe këtë gjë duhet ta do ta bëjë esencialisht para anëtarësimit në BE, thotë kryetari i Këshillit për Politikë të Jashtme të Bundestagut Rupreht Polenz.

Polenz ka thënë kështu duke u përgjigjur në pyetjen e Betas se çfarë duhet bërë që Gjermania të riaktivizohet në përkrahjen e Serbisë në rrugën e saj për në BE.

Polenz ka thënë se për këtë duhet plotësuar shumë kushte, duke shtuar se "është shumë me rëndësi se si Serbia do të sillet ndaj serbëve në Kosovë. Ne duam të shohim kufizim të strukturave paralele në aparatin udhëheqës e të sigurisë dhe që të pakësohet përkrahja financiare e tyre. Është e qartë se ky është një proces gradual, por këtë e presim dhe jo vetëm paralajmërime e fjalë, por edhe vepra", ka thënë Polenz.

I pyetur në konsideron se në fund të procesit të stabilizimit dhe të anëtarësimit të Serbisë në BE, ekziston njohja e Kosovës nga Serbia, Polenz ka dhënë përgjigje të qartë.

"Këtë gjë gjatë viteve dhe muajve të fundit ua kam thënë kështu bashkëbiseduesve të mi ng Serbia: mund të ndodhë, që pasi të dorëzohet kërkesa për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, të thuhet edhe: `Dërgojeni hartën tuaj me kufi`.
“Këtë nuk do ta bëjmë”, ka thëne Polenz.

"Për këtë arsye, ka shtuar ai, gjatë negociatave për anëtarësim nuk do të mund të anashkalohet që Serbia të njohë e e ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe kjo është mirë të ndodhë para anëtarësimit në BE”, ka thënë Polenz.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›