E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pedagoget", mesim ne gjimnaze

Per t'u bere mesues i shkollave te mesme nuk do te mjaftoje vetem diploma e shkolles se larte. Specialistet e ministrise se Arsimit po hartojne nje draft te ri, sipas te cilit, kualifikimet pasuniversitare do te jene nje kriter i rendesishem jo vetem per te punuar ne gjimnaze, por edhe per te percaktuar vitin se ku do te japin mesim. Nderkohe qe po ne baze te ketij kategorizimi, do te kete edhe diferenca ne page. Masteri do te jete i detyrueshem edhe per ata qe kane mbaruar 4-vjecarin.

Gjimnazet

Ata qe do te perzgjidhen per te dhene mesim ne shkollat e mesme, do te duhet te plotesojne disa kritere kualifikuese. Specialistet qe po merren me hartimin e kritereve te reja, shpjegojne se ne baze te ketyre kritereve do te seleksionohen ata mesues qe do te japin mesim ne vitin e pare, ata qe do te japin ne vitin e dyte dhe ata qe do te mesojne maturantet, pra vitin e trete. "Duhet qe patjeter mesuesit, pervec diplomes se shkolles se larte, te kene edhe kualifikime, sidomos master, per ata qe kane mbaruar katervjecarin, dhe ciklin e dyte te studimeve, per ata qe jane diplomuar me Bolonjen. Pasi do te kete nje riformatim te cilesise se arsimtareve qe do te japin mesim neper gjimnaze. Keshtu ata qe kane nivelin me te ulet te kualifikimeve, pervec shkolles se larte, do te japin mesim ne vitet e para, ata qe kane master do te japin mesim ne vitin e dyte dhe ata qe kane nivelin me te larte te kualifikimeve do te japin mesim ne vitin e trete. Pra do te pergatisin maturantet, dhe pikerisht keta qe do te merren me maturantet do te kene nje lloj statusi te vecante, "pedagog te shkolles se mesme", shpjegojne specialistet qe po merren me hartimin e ketij drafti. Nderkohe qe ata shtojne se kualifikimet, do te sherbejne per te bere edhe diferencimin e pagave te mesuesve. "

Kualifikimi

Te gjithe ata mesues, te cilet kane plotesuar vitet e punes dhe duan te rriten ne kategori, duhet te plotesojne edhe formularin perkates. Ne drejtorine Arsimore te Tiranes eshte shperndare nje formular i tille qe duhet te plotesohet ne dy kopje: njeri do te dorezohet ne Drejtorine Arsimore, ndersa kopja tjeter do te ruhet ne drejtorine e shkolles ku punon aktualisht mesuesi. Formularin do ta plotesojne te gjithe ata mesues, te cilet duan te perfitojne kategorine e II-te, III-te dhe te katert. Formulari permban te dhena te detajuar per cdo mesues, midis te cilave edhe shkolla e larte qe ka mbaruar, universiteti, viti i diplomimit, shkolla ku punon (Cikli i ulet, 9-vjecare apo gjimnaz), lenda qe jep mesim dhe lenda per te cilen ai do t'i nenshtrohet testimit. Te gjithe ata mesues qe do te rezultojne kalues ne atestimin per rritjen ne kategori do te perfitojne edhe shtesen mbi page, qe eshte e ndryshme ne baze te kategorise qe fiton. Por edhe nese nuk rezultojne fitues ne testin per rritjen ne kategori, nuk do te kete ndeshkime, vetem se "mbetesit" nuk perfitojne shtesen mbi page.

Drafti eshte ende ne hapat e pare dhe specialistet po zhvillojne takime, per te marre te gjitha sugjerimet e duhura nga te gjitha grupet e interesit. Vetem pas kesaj, ai do t'u dergohet paleve per te marre me pas forme ligjore, per te nisur me pas zbatimi.

Ne baze te ketij kategorizimi, mesuesi perfiton shtese ne page, qe per kategorine e trete eshte plus 5% per te dyten plus 10% dhe per te paren plus 20%. Mesuesi, i cili s'kualifikohet ne provim, nuk kualifikohet per nivelin perkates qe ka kerkuar, por ka mundesi te aplikoje serish vitin e ardhshem.

"Percaktimi i viteve ku do te japin mesim, ne baze te kualifikimit qe ka secili do te shoqerohet edhe me shtese mbi page, ne menyre qe te justifikohet puna e secilit prej tyre", kane sqaruar specialistet. Ata shtojne se edhe per ata qe kane mbaruar 4-vjecarin, nese duan te ushtrojne profesionin e mesuesit ne gjimnaze, do te jete i detyrueshem masteri, ne profilin per te cilin jane diplomuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›