“Hekurat i premë për të lëvizur nga qelia”
• "Prerjen e hekurave të qelisë sonë e sajuam për të tërhequr vëmendjen nga magazina. Kishim muaj që përgatisnim planin e arratisjes".
BURREL / ENVER DOÇI
Pohimet e bëra dje në Gjykatën e Burrelit nga ana e dy të dënuarve përjetë, Fran Marashi dhe Preng Lleshi kanë përjashtuar faktin e një arratie masive. Dy personat e arratisur pasditen e së shtunës për 30 minuta, nga burgu i sigurisë së lartë zbardhën veprimet e tyre, që nga momenti kur u zbuluan hekurat e prera e deri në çastin e arrestimit. Ata kanë mbërritur në dyert e gjykatës në masa të forta sigurie, për të mësuar masën e sigurisë për veprën penale të arratisjes nga vendi i vuajtjes së dënimit. Sapo kanë hyrë në sallë, Lleshi dhe Marashi janë shprehur se kishin dëshirë të mbroheshin me avokatë, por nuk kishin pasur mundësi të komunikonin me ta. Sipas tyre, as të afërmit nuk janë interesuar për gjetjen e avokatëve mbrojtës. Gjykata ka marrë parasysh kërkesën e tyre për caktimin e një avokati kryesisht. Mediat nuk janë lejuar të frekuentojnë zhvillimin e gjyqit, për shkaqe të sekretit hetimor, por mësohet se Fran Marashi dhe Preng Lleshi, kanë dhënë detaje të plota rreth arratisjes nga burgu. Në rrëfimin e tyre, dy të dënuarit përjetë për vrasje thanë se, nuk e kanë pasur aspak të vështirë të iknin nga qelitë dhe se arratisjen e kishin menduar shumë muaj më parë. Megjithëse nuk kanë pranuar të thonë se, me ç'mjet kanë sharruar telat e dritareve është kuptuar se, është përdorur fije diamanti për prerjen e kangjellave. Ata prej ditësh kishin përgatitur skenarin e largimit nga burgu i sigurisë së lartë. Sa herë kishin vajtur në magazinën e ushqimeve kishin prerë nga një shufër të dritares. Ndërkohë për të humbur vëmendjen e gardianëve ata kanë sharruar me 5 prill telat e dritares së qelisë së tyre. Largimi nga kjo qeli, sipër së cilës kishte roje, ishte dëshira e dy të dënuarve. Ata dëshironin të izoloheshin në qelitë e anës perëndimore të burgut, aty ku kishin vërejtur se nuk kishte roje në kupolë. "Në ora 11:00, -thanë Lleshi e Marashi, jemi nxjerrë nga qelia dhe jemi vendosur në një qeli tjetër. Pak minuta para arratisjes shkuam në magazinën e ushqimeve dhe shtymë dritaren që kishim sharruar për ditë me radhë. Me një të shtyrë, dritarja ra brenda, mbi një bigerinë me vezë. Dolëm qetësisht mbi tarracë, pranë kupolës që nuk kishte roje. Zbritëm në tokë dhe me zvarritje iu drejtuam murit të fundit rrethues. Dalëngadalë u ngjitëm mbi telat me gjemba dhe dolën në fushën prapa burgut. Sapo kemi rënë në tokë kemi dëgjuar një krismë arme. E kuptuam se u diktuam, po vrapuam drejt daljes së qytetit për t'u fshehur diku. Mirëpo pas na ndiqnin punonjës të policisë së burgut, në rrugën nacionale lëviznin forca e mjete të policisë së Burrelit dhe banorë të zonës na panë teksa vraponim për të rënë buzë lumit të Matit". Preng Lleshi e Fran Marashi akuzohen për arratisje nga vendi i vuajtjes së dënimit dhe sipas legjislacionit shqiptar, u duhet të vuajnë deri në 5 vjet heqje lirie.
Gardianët, akuzë oficerit roje
Tre gardianë dhe shefi i regjimit të brendshëm kanë qenë të parët, që u njohën me masën e sigurisë ndaj tyre. Gjatë mbrojtjes së bërë në gjykatë, avokatja e Fatmir Domit, Fiqiri Cenit, Edvin Hetës dhe Ardian Rukës, i ka cilësuar të pafajshëm. Sipas avokates Suzana Pasha, ata nuk janë përgjegjës për arratisjen, pasi nuk janë instruktuar si duhet nga oficeri i rojes, Kujtim Laçi, nuk janë dërguar në vendroje me rregull, aty ku atyre i dorëzohet shërbimi me proces-verbal. Po ashtu ka fajësuar oficerin e rojës se i ka pasur të gjitha mundësitë ta parandalonte arratisjen sepse kishte në dispozicion kamerat e sigurisë, të cilat survejojnë jo vetëm lëvizjen e gardianëve në mjediset e brendshme e të jashtme të burgut, por ato lehtësisht dallojnë edhe lëvizjet e të dënuarve. Megjithëse avokatja Pasha ka kërkuar lirimin e klientëve të saj si të pafajshëm, pasi sipas saj arratisja e dy të burgosurve nuk ka ndodhur për faj të tyre, gjykata vendosi për ta "burg pa afat", me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ish-drejtori: Arratisja, pasojë e paraardhësit tim
Gjykata e Burrelit ka lënë në qeli dhe ish-drejtorin e burgut të sigurisë së lartë Eduart Brahilika. Deri në orët e vona të natës është proceduar për vendosjen e masës së sigurisë për Brahilikën, shefin e regjimit të brendshëm, Luan Hysa, shefin e regjimit të jashtëm, Kadri Domi dhe oficerit të rojes Kujtim Laçi. Mësohet se ndaj tyre prokurori i çështjes, Sabri Kastrati ka ngritur dy akuza: "Shpërdorim detyre" dhe "fshehje të krimit", duke argumentuar se ata, pas konstatimit se kangjellat ishin sharruar nuk kanë njoftuar organin e Prokurorisë për ngjarjen e ndodhur paraditen e 5 prillit. Burime të brendshme nga gjykata pohojnë se, ish-drejtori e ka cilësuar ngjarjen, pasojë të punës së kryer nga paraardhësi i tij. Brahilika e ka justifikuar mosveprimin në kohë me mungesën e përvojës në raste të tilla, përderisa kishte më pak se 1 muaj në këtë detyrë. Pas vendimit, nga Gjykata e Rrethit, të gjithë personat janë dërguar në dhomat e paraburgimit në qelitë e burgut të Burrelit, deri në fund të hetimeve. Sot pritet të dalin para togave të zeza, shefi i policisë së burgut, Thanas Rumnici dhe përgjegjësi i trupës, Rasim Hoxha. Ndërkohë burime të rezervuara nuk përjashtojnë mundësinë e të tjera arrestimeve.